MENU
klinika

Flet kapiteni Etrit Berisha

“Polonia ka yje si Lewandowski, por nuk dorëzohemi”

01.09.2021 - 18:22

Në prag të sfidës ndaj Polonisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën e zakonshme është shfaqur përpara mediave, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Ai komentoi këtë ndeshje tepër të rëndësishme për kuqezinjtë, nesër në orën 20:45 në Varshavë të Polonisë.

Polonia – “Me siguri që Polonia është një ekip shumë i mirë edhe pse nuk ka disa lojtarë që nuk janë thirrur. Me rëndësi për ne është paraqitja e mirë si skuadër, nuk ka rëndësi se kush do të luajë.

Polonia ka yje botërore si Levandovski, edhe ne kemi lojtarë të rëndësishëm, por shpresojmë që të bëjmë rezultat edhe paraqitje pozitive.”

etrit berisha
etrit berisha

Paraqitja – “Gjëja e parë është që, ndeshja të përgatitet në mënyrë të mirë, ato që na thotë trajneri t’i bëjmë në fushë. Jemi duke bërë përgatitjet e fundit, jemi duke u stërvitur shumë për një rezultat pozitiv.”

Surpriza – “E dimë që në shtëpi nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por çdo ditë është një ditë e re e fatit dhe mundësitë janë gjithmonë të reja. Mendoj se kemi mundësitë të surprizojmë Poloninë, por duhet të kemi vetëbesim dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikmëri taktike, besoj që raste do të kemi dhe shpresoj që të bëjmë rezultat pozitiv që po fituam nesër, do të na japë mundësitë të vazhdojmë garat. Mund të bëjmë surprizë siç kemi bërë edhe më herët.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës