Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta i drejtoi kërkesën për verifikimin e kabinetit të ri qeveritar, Prokuroria ka nisur nga puna për verifikimin e ministrave. Burime për Klan News bëjnë të ditur se Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve hetimore.
Në letrën e tij Meta kërkonte informacion nga akuza “Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”.
Të shtunën, Presidenti dekretoi Edi Ramën si Kryeministër për qeverinë e re.