Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar një orë para se të nis seanca e Kuvendit. Nga ana tjetër edhe PD ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu.
Deputetët socialistë janë mbedhur në ambientet e Kuvendit , ku po zhvillojnë mbledhjen si grup parlamentar nën drejtimin e Taulant Ballës, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS. Gjatë mbledhjes pritet të jepen direktivat dhe porositë për deputetët për seancën e sotme.
Sot në parlament pritet të ngrihen strukturat e reja të parlamentit, si 8 komisionet e përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.