MENU
klinika

Kimete Berisha

Qeveria e Albin Kurtit, tregëti me vdekjen. Këta janë të çmendur

08.09.2021 - 18:38

Tregti me vdekje a?

IKSHP- Sa të vdekur nga COVID-i po të duhen sot, ministër?

Arben Vitia: 28, boll janë për sot.

IKSHP: E çka të bëjmë me të vdekurit e tjerë!

Arben Vitia: Mos i përmend. Ndaji të vdekurit, sipas nevojës!

IKSHP: Çka të bëjmë me ‘tepricën’ e të vdekurve’!

Arben Vitia: Fshehi ‘tepricën’ o djalë, Kryeministri po thotë.

Të vdekurit e tepërt i lajmëron një ditë tjetër, ose hiç s’i lajmëron, se s’është kah i këqyr kush!

IKSHP: Nuk është etike kjo tregti me vdekje veç nejse!

Arben Vitia: E di. Por…I lajmërove s’i lajmërove, ata s’çohen më.

P.S. Askush nuk numërohet ‘i vdekur’ nëse nuk i konvenon qeverisë Kurti!

Je i gjallë apo i vdekur, veç nëse kështu vendos kasapi i qeverisë.

Të vdekurit nga COVID-19 qeveria Kurti po i përdorin për hesape politike.

Kjo qeveri po mundohet të mbetet gjallë duke i fshehur të vdekurit!

Prandaj, edhe Fondit të Rimëkëmbjes ia kanë ndërruar cilësorin, Albini e quan tash Fondi i Ringjalljes!

Për t’u Ringjallur, duhet të vdesësh më parë. Se vetëm aty ku ka varre ka edhe Ringjallje (Zaratustra).

Ti vdes sa të duash nëse qeveria Kurti nuk ta ka pranuar vdekjen.

Qeveria që Ringjall ekonominë (duke i fshehur të vdekurit).

Ringjall kulturën (duke i fshehur të vdekurit).

Ringjall arsimin (duke i fshehur të vdekurit).

Ringjall futbollin (duke i fshehur të vdekurit).

Krejt kush është i gjallë-e Ringjall (përveç kush vdes, jo, ata për të cilët apostafat ekziston fjala Ringjallje, për të vdekurit pra, ata i fsheh qeveria. Kush nuk ringjallet-zhduket).

Diçka si Tolstoji!

Ama Tolstoji, pasi i Ringjall personazhet e tij në librin ‘Ringjallja’, e braktis familjen, largohet për herë të fundit nga shtëpia, për të vazhduar jetën në manastir deri në vdekje.

Rrugës, ulet për të pushuar në një ulëse parku, e zë shiu, dhe vdes duke shkruar fjalët e tij të fundit ‘Sikur ta kisha ditur shkakun e vuajtjeve të mia, nuk do të kisha vuajtur’!

Ai që ia shkruan dikujt Ringjalljen, e merr malin!

Mbasi Edi Rama Rilind, Albin Kurti për inat të tij- Ringjall.

Se kur thua Rilindje, të kujtohet Giordano Bruno (Kiss e ka nëse është ksajde dikush që e ka lexuar librin e tij ‘Optimizmi i

mendimit të lirë’- botim i Rilindjes).

Giordano Brono, veç se ka besuar në Reinkarnim, e kanë djegur në furrë.

Kur reinkarnohesh, ka tjetër procedurë:

nëse ke qenë për shembull trim i madh, mund të rilindësh si qurë;

nëse në këtë jetë nuk ke qenë i xhymert, mund të rilindësh si lypës;

dhe nëse ke qenë vardisës i paepur, mund të rilindësh si prift.

E kur thua Ringjallje, tingëllon më misterioze, të kujtohet Krishti, Dita e Ringjalljes.

Të kujtohet Ringjallja e Jusufit, bukuroshit!

Madhështia e qiejve të kujtohet. O Zot, sa bukur! E shihni se si çelen shtatë qiejt njëri pas tjetrit, si fletët e lakrës!

Sa kollaj paska qenë me qenë madhështor!!!

(Vërejtje: Pasha Zotin janë çmendur, be po ju bëj!

Kosova po masakrohet! Mos thoni nuk e kemi ditë!)!