Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të.
Merkel duke iu drejtuar Ramës, tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni.
Ndërkohë Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë.
Pjesë nga biseda:
Rama: Gjithçka në rregull?
Merkel: Cdo gjë është në rregull.
Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.
Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.
Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.
Rama: Po sigurisht.
Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në mbyllje të detyrës së saj në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë Merkel zhvilloi edhe një takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.