Me një pyetje retorike ironizuese “Po Opozita?”, Bujari Nishani ka thumbua kryedemokratin Lulzim Basha, në një kohë kur keyrministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri të qeverisë për mandatit të tretë historik.
“Po Opozita?”, sikur donte të thoshte “Opozita Gjumë!”
Gjumë letargjik! I revoltuar ndaj qeverisë dhe kryeministri Rama, ai në një mënyrë apo një tjetër ia atribuon të gjitha dështimet pikërisht opozitës, e cila sipas tij rri rehat dhe pret me dembelizëm zgjedhjet e radhës.
“Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë!”, shkruan Nishani.
Ai rendit fakte, duke thënë së Partia Demokratik nuk ka asnjë vizion, asnjë projektim dhe asnjë strategji.
“Do të “sajojë” diçka edhe atëherë !”, shkruan ai në fund.