MENU
klinika

"Po Opozita?! "

Rama formon kabinetin e ri të mandatit të tretë! Nishani thumbon PD

02.09.2021 - 15:27

Me një pyetje retorike ironizuese “Po Opozita?”, Bujari Nishani ka thumbua kryedemokratin Lulzim Basha, në një kohë kur keyrministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri të qeverisë për mandatit të tretë historik.

“Po Opozita?”, sikur donte të thoshte “Opozita Gjumë!”

Gjumë letargjik! I revoltuar ndaj qeverisë dhe kryeministri Rama, ai në një mënyrë apo një tjetër ia atribuon të gjitha dështimet pikërisht opozitës, e cila sipas tij rri rehat dhe pret me dembelizëm zgjedhjet e radhës.

“Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë!”, shkruan Nishani.

Ai rendit fakte, duke thënë së Partia Demokratik nuk ka asnjë vizion, asnjë projektim dhe asnjë strategji.

“Do të “sajojë” diçka edhe atëherë !”, shkruan ai në fund.