MENU
klinika

Vetoja për negociatat

Rama “godet” me ironi, presidenti bullgar: S’jemi roja, por miku juaj

01.09.2021 - 19:03

Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni u fokusua te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u përfshi në replika me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, vendi i të cilit vendosi veton për Shkupin duke bllokuar hapjen e negociatave në bllok edhe për Tiranën.

E ndërsa iu lut të hapte derën e integrimit, Rama duke ironizuar vendimin bullgar tha se shpreson që Shkupit nuk do i kërkohet të ndryshojnë përsëri emrin në Bullgarinë Perëndimore.

Në të gjithë procesin vendimmarrës të zgjerimit ka një “elefant” të madh në dhomë. Etërit themelues u nxitën nga idealizimi ndërsa forca nxitëse tani janë nacionalizimi dhe sondazhet. Nuk e kam fjalën qeverinë nacionaliste, por qeveri që tremben nga nacionalizimi në vendet e tyre dhe përpara se të flasin për ne u hedhin një sy sondazheve.

Se nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë zgjedhje dhe kur përfundon, këto vende na thonë jeni në rregull. Jam mjaft i sigurt se pasi të mbyllin zgjedhjet, situata do të jetë shumë pozitive për Maqedoninë dhe me shpresë nuk do u kërkohet të ndryshojnë përsëri emrin në Bullgarinë Perëndimore” tha Rama.

Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev replikoi duke i thënë Edi Ramës dhe Zoran Zaevit, se çelësi i suksesit është në duart e tyre dhe i këshilloi që të mos lobojnë në vendet e BE-së që t’i bëjë presion Sofjes.

Duke folur për procesin e anëtarësimit duhet të bëjmë një dallim mes përgjegjësive të BE-së dhe përgjegjësive tona ballkanike, për të qenë të sigurt, Bullgaria nuk është roja që nuk u lë të dera, është partneri dhe miku juaj shumë i besuar.

Ka dy strategji për të hapur dyert, më e gjata është të bëhet turne në të gjitha institucionet për të bindur aleatët për të detyruar Bullgarinë për të hapur derën, jo, dera është e hapur.

Ka edhe një më të shkurtër, çelësin e keni në duart tuaja dhe ne jemi gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli në vetvete i integrimit mbështetet në vlerat europiane” tha ai./