MENU
klinika

Reciprociteti për targat/ "Ja çfarë duhet të bëjë BE"

Rama: Kosova duhet të dialogojë ndërsa Serbia të bashkëpunojë!

21.09.2021 - 16:44

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë për reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë ku u ndalohet hyrja me makina me targa serbe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së këtij konflikti në këtë pikë.

Sipas tij, Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë ndërsa Bashkimi Europian të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë” – shkruan Rama.

Vendimi i qeverisë kosovare hyri në fuqi ditën e djeshme (20 shtator) sipas së cilës, mjetet që hyjnë në Kosovë me targa serbe, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Mësohet se pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN