MENU
klinika

Kancelarja: Një nder i madh të bashkëpunoja me ju

Rama nderon Merkelin me “Yllin e Mirënjohjes”

14.09.2021 - 13:18

Kryeministri Edi Rama ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” gjatë vizitës që zhvilluan me njëri-tjetrin. Është vetë akryeministri që ka postuar në rrjetet sociale momentin e dhënies së medaljes Merkelit dhe ka zgjedhur ta falenderojë edhe në gjermanisht.

“DANKE ANGELA”, shkruante kryeministri.

“Ky është Yll i Mirënjohjes dhe ky këty është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt “Atleti i Krishtit” si mbrojtës i Krishtërimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, thoshte më tej në video Rama.

Ndërkohë Merkel tha nga ana tjetër se ka qenë një gjë e mirë që ka punuar me kryeministrin shqiptar.

“Jam e vetëdijshme që është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave

Kancelarja Angela Merkel takon kryeministrin Edi Rama