MENU
klinika

“Është koha që BE të bëjë pjesën e saj për integrimin e Shqipërisë”

Rama nga OKB: ‘Ballkani i Hapur’ do të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë

24.09.2021 - 22:41

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është gati për integrimin në BE dhe se është koha që unioni të bëjë pjesën e tij.

Gjatë fjalës së tij në në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama tha se rajoni e ka treguar përkushtimin e tij me anë të nismës Balkani i Hapur duke e konsideruar atë si prova që rajoni ka për rritjen e punësimit, investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.

Ai shprehu angazhimin për çështje si klima  duke thënë se është një përparësi në axhendë pasi po kërcënohet paqja dhe siguria.

“Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB  ka mësuar se sfidat ndaj paqes, ekonomisë dhe shëndetësisë kërkojnë  kontributin e të gjithëve, të varfër dhe të pastër. Me të gjithë përpjekjet e OKB njerëzimi ka bërë hapa në fuqëzimin e grave, njerëzve të varfër në botë. Le t’i kujtojmë vetes se ardhmja e njerëzimit varet bashkëpunimi i të tashmes. Nuk mund të lejojmë të humbasin besimin në sistemin shumëpalësh.  Ndryshimi i klimës është një përparësi në axhendën tonë. Nuk na duhen valë të tmerrshme nxehtësie dhe episode të përmbytjeve për të kuptuar se degradimi i ekosistemeve po shkaktojnë pasojë të mëdha dhe po kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Në përputhje me marrëveshjen e Parisit Shqipëria ishte vendi i parë me objektiva konkrete per uljen e gazeve serë. Shqipëria dhe vendet  e tjera të Ballkanit nënshkruan ndy pakte në vitin 2019. Shqipëria si një prodhuese e energjisë angazhohet për të ulur çlirimin e këtyre gazeve në të ardhmen”

 

 

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”- tha ai.