MENU
klinika

“Njerëzit nuk i ndryshojnë dot gjërat vetëm me Kim Kardashianin, në kafene”

Rama paralajmëron ‘riorganizim tërësor të PS’

02.09.2021 - 11:12

Kryeministri Edi Rama shprehu sot synimin e tij që me riorganizimin e Partisë Socialiste, ta kthejë atë në një aktivitet sfidues social që të afrojë pranë vetes të rinj dhe të reja që të gjejnë aty jo vetëm thjesht një punë në shtet.

Sipas Ramës, tashmë është momenti për “një riorganizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtoësor të partisë, të përfshirjes e përfaqësimit jo me fjalë e jo me farsat e anëtarësive të reja ku mblidhen njerëz për të dalë në TV me mua e ku jepen karta anëtarësie për herë të dytë apo ku thirren familjarë”.

“S’kam asgjë unë me vajzat e djemtë e secilit pej jush apo të tjerëve, flas për mungesën totale të kuptimit e pastaj besimit që kjo parti të bëhet një hapësirë interesi për shumë më tepër vajza e djem që të gjejnë këtu jo vetëm, punën në shtet, por atë burim nxitjeje e pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale.

Ku ka aktivitet social më sfidues se sa politika dhe gara politike?

Pse statuti i partisë që ne sa herë kemi hyrë ta thjeshtojmë vetëm është komplikuar ndërkohë ne na duhet një parti me shumë më pak rregulla e sa më shumë diskutime dhe aktivitet social e kulturor.

Partia duhet të jetë një vend ku prindërit të ndjehen mirë që fëmijët e tyre po e kalojnë kohën duke u marrë me dicka që ia vlen njësoj si sporti, arti, njësoj si aktivitetet e tjera që bëjmë bashkë se njerëzit njohin njerëz të tjerë, ndajnë ide e shqetësimë, halle, kuptojnë që s’janë vetëm e të vetmit se ka dhe të tjerë e mund të bëjnë atë që vetëm politika e bën të ndryshojnë gjëra që duke ndejt vetëm në kafene e me atë mbrokllën me Kim Kardashianin nuk i ndryshojnë dot.

Na duhet një sistem i ri të menduari e jemi në kohë për ta bërë se kemi eksperiencë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi përsëri

Asambleja e Partisë Socialiste/ Rama: Mandati i katërt do jetë më i vështiri

Punësimet në administratë/ Rama jep mesazhin e prerë

“Jo më punë shteti për vete dhe krushqinë”