Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze ka folur për afganët që janë strehuar në Shqipëri.
Gjatë intervistës me gazetaren Luiz Seiller, Rama ka përgënjeshtraur fjalët e presidentit të Francës Emmanuel Macron, ku tha se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre.
I pyetur nga gazetarja pikërisht për këtë Rama tha “është e pavërtetë”. Duke shtuar se afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë punuar në vendine tyre në organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se disa prej tyre po i mbulojnë shpenzimet e tyre, por duke theksuar se nuk i kanë dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.
Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se po punohet për intergrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë.
“Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t’i integrojmë në sistemin tonë mediatik”.