Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Prishtina ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij Albin Kurtin, Rama tha se Serbia duhet ta njohë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë u ndal edhe tek manovrat ushtarake që Serbia ka kryer kohët e fundit në kufirin me Kosovën, pas zbatimit të reciprocitetit për target.
“Është për të ardhur keq që sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin e shtetit sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët e Serbisë, sikurse pretendojnë disa gjeneralë fantazma të ushtrisë së mundur. Përkundrazi, qeveria e Kosovë su paguan edhe faturat e energjisë elektrike, gjë që nuk ndodh askund.
Serbia nuk ka asnjë të drejtë të rikthejë target në një përditshmëri konfliktuale, ku mizën po e bën buall. Dua ta përsëris qëndrimin tonë se tani problemi duhet zgjidhur me dialog”.