MENU
klinika

Probleme në qarkullimin e automjeteve

Reshje të dendura në Kukës, përmbyten disa rrugë të qytetit

18.09.2021 - 10:26

Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në qytetin e Kukësit, pas vërshimit të ujit në rrugët e qytetit.

Nga reshjet u përmbytën disa rrugë të qytetit, ndërsa probleme janë shfaqur edhe te ura e Drinit të Zi, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Po ashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë është në pushtetin e ujërave dhe të dheut.