Të hënën është mbajtur mbrëmja prestigjioze Met Gala, në të cilën kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë.
Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.
Çifti dukeshin të dashuruar dhe plot hijeshi me veshje e tyre.
Dyshja gjithashtu u ndalën shpejt në tapetin e kuq për të folur me prezantuesen e “Vogue”, Keke Palmer, ku Waititi po fliste për lidhjen e tij me Orën. Ata patën gjithashtu momente “funny” me Jimmy Fallon.
Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që tërhoqi gjithë paparacët dhe mediat.
Në fillim të këtij muaji dyshja kishte fansat që spekulonin se Waititi e kishte bërë propozimin pasi Rita publikoi një InstaStory një fotografi me një unazë në gisht pak javë më parë.
Rita më pas e fshiu këtë postim, i cili tregonte dorën e saj të majtë me një unazë dhe një manikyr special. Sigurisht fansat e saj direkte menduan se gishti i unazës u mbulua pasi kishte unazë e mesa duket është e vërtetë.
Këngëtarja shqiptare është tashmë e lidhur prej 3 vitesh me producentin.