MENU
klinika

Më i larti në Tiranë

Rreziku i dëmeve në timon: më i ulëti në Berat

06.09.2021 - 08:41

Qarku i Beratit kishte përqindjen më të ulët të dëmeve në sigurime vitin e kaluar, ndërsa ai Tiranës më të lartin.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se vitin e kaluar qarku i Beratit kishte raportin më të ulët mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave në sigurimin e detyrueshëm motorik, me 1.02 dëme për çdo 100 kontrata të sigurimit TPL.

Me një diferencë të vogël, vijon Qarku i Shkodrës ku raporti mes numrit të dëmeve dhe kontratave është 1.05%, i ndjekur nga Dibra me 1.26% dhe Kukësi me 1.28%. Në majë të renditjes për raportin mes numrit të dëmeve dhe kontratave, edhe për vitin 2020 renditet Qarku i Tiranës, me 2.68%, i ndjekur nga ai i Durrësit me 2.48% dhe i Vlorës me 2.25%.

Vitin e kaluar raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit TPL pësoi një rënie të lehtë në 2.16%, nga 2.35% që kishte qenë një vit më parë. Kufizimet e aplikuara sidomos në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sollën një ulje të ndjeshme të lëvizjes së mjeteve dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe në shkallën e dëmeve të regjistruara gjatë vitit.

 

 

Të dhëna e tregut të sigurimeve në nivel të qarqeve tregojnë se, statistikisht, rreziku për të pësuar një dëm në Tiranë është më i lartë se në Berat apo Shkodër. Megjithatë, nëse vlerësimi bëhet sipas raportit të thjeshtë aritmetik mes vlerës së dëmeve dhe primeve, diferencat mes qarqeve janë më të vogla. Raportin më të lartë dëme-prime e ka Durrësi, me 27%, i ndjekur nga Tirana me 27% dhe Kukësi me 25.2%. Kjo mund të lidhet shumë me shkallën e dëmit dhe sidomos me dëmtimet në njerëz, që sjellin edhe kostot më të madhe në dëme të paguara nga siguruesit.

Drejtuesit e mjeteve në Shqipëri paguajnë prime sigurimi të njëjta, megjithëse drejtues të ndryshëm mund të kenë shkallë të ndryshme rreziku, të lidhura me disa faktorë. Më kryesori është historiku i dëmeve, por faktorë të tjerë mund të jenë edhe eksperienca në drejtimin e mjeteve, vendbanimi dhe zona ku mjeti qarkullon etj. Këto faktorë zakonisht përfshihen në sisteme të vlerësimit të rrezikut të llojit bonus-malus. Ky sistem nënkupton shpërblimin e drejtuesve të mjeteve pa historik dëmesh me prime sigurimi më të ulëta dhe penalizimin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme në të shkuarën me prime më të larta, por mund të përmbajë edhe elementë të tjerë rreziku për diferencimin e primeve, të përcaktuara nga vetë kompanitë. Deri tani, në Shqipëri një sistem i tillë nuk është aplikuar. Me ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku, bonus-malus parashikohet si e drejtë e kompanive, por jo si detyrim. Deri tani, drejtuesit e kompanive të sigurimeve shprehen pesimistë për një implementim të shpejtë të këtij sistemi.

Sipas tyre, një hap i tillë do të kërkojë një sërë parakushtesh, si zbatimi i detyrimit për t’u siguruara nga të gjitha mjetet, një infrastrukturë teknikë më e saktë dhe gjithëpërfshirëse, por edhe një rol më aktiv nga AMF në raport me problematikat që ka produkti TPL./Monitor

Tpl
Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall