Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për situatën e krijuar në veri të vendit.
Në këtë deklaratë ai theksonte se problemi i vetëm për situatën e krijuar në veri të Kosovës përgjegjëse është Serbia.
Vullin në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se Kurti ka thënë të vërtetën dhe se problemi më i madh i shtetit të rremë të Kosovës sot është Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij Kurti nuk po sulmon Tadiç apo ndonjë politikan tjetër por vetëm, Vuçiç.
“Kurti nuk po sulmon Tadiçin, as ndonjë politikan tjetër që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Aleksandër Vuçiçin.Kurti e di se derisa Aleksandër Vuçiç e udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet, ashtu siç e di se nuk do të jetë në gjendje të dëbojë serbët me forcë ose të përsërisë krimet e UÇK -së, pa u ndëshkuar”, ka thënë Vulin.