MENU
klinika

Vuçiç i përgjigjet presidentit malazez

“Serbia do ta vazhdojë pastrimin!”

05.09.2021 - 17:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka reaguar presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke thënë se Serbia nuk ka aspirata ndaj Malit të Zi. Por kreu i shtetit serb i ka thënë presidentit të Malit të Zi se “do ta vazhdojë pastrimin”.

Duke komentuar deklaratën e presidentit malazez për aspiratat dhe përpjekjet e Serbisë për ta nënshtruar Malin e Zi, Vuçiç tha se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe se ai nuk do të lejojë që Gjukanoviqi ta sundojë Serbinë.

“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiç.

“Ne i kemi fshirë ata që punuan kundër Serbisë. Ka më shumë, por ata janë mbetje. Ne do ta vazhdojmë pastrimin. Ju nuk do ta pushtoni Serbinë siç e pushtuat”, deklaroi Vuçiç.