Gjatë ditës së sotme temperaturat e ajrit mbeten të larta duke qenë se vlerat termike në rang territori parashikohet të shënojnë 32 gradë Celsius por për shkak të lagështirës në ajër do të ndihet më e lartë.
Sonoptikania e MeteoAlb Adiola Bani thotë për Panorama.al se dita e shtunë dhe e dielë do të sjellin rënie të temperaturave me të paktën 2-3 gradë Celsius gjatë orëve të mesditës duke bërë që maksimumi në rang territori të shënojë jo më shumë se 29 gradë Celsius.
Përsa i përket kushteve atmosferike dita e sotme do të karakterizohet me mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat gjatë orëve të pasdites do sjellin rebeshe afatshkurtra në skajin verior ndërsa momente të shkurtra me pika shiu rrezikojnë zonat qendrore.
Dita e shtunë duke filluar nga orët e para të ditës pritet që të ketë rebeshe shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe më pak në zonat jugore.
E shtuna presim reshje në të gjithë vendin tonë ndërsa ditën e dielë reshjet do të jenë në sasi shumë të pakët të fokusuar në zonat veriore dhe qëndrore.