21.09.2021 - 09:08
Dy makina në pronësi të të njëjtit person, janë shkrumbuar në fshatin Vllahinë në Selenicë në Vlorë. Ngjarja u regjistrua në orët e par atë mëngjesit të sotëm, ndërsa makinat rezultojnë në pronësi të Tomor Karçanit.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka ende të tjera detaje për ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.