MENU
klinika

Fushata

Shpërblim për të vaksinuarit, ideja e re e Premier League

29.09.2021 - 17:20

Një ide e re ka lindur në Angli. Premier League po vlerëson mundësinë e “shpërblimit” të klubeve të cilët kanë avancuar me fushatën e vaksinimit tek lojtarët edhe stafet e tyre.

Aktualisht janë vetëm shtatë klube të Premier League që kanë të gjithë lojtarët të vaksinuar totalisht me të dyja dozat e certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave, por pa e bërë ende të qartë për opinionin publik llojin e “shpërblimit” për klubet.

Premier League me anë të një letre të drejtuar klubeve ka shpjeguar se vaksinimi komplet me të dyja dozat e vaksinës do të jetë një kriter kryesor e qeverisë britanike.