MENU
klinika

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Bashkëpunim me parlamentin e ri

“Shqipëria ka ende sfida për të kapërcyer me klimën e biznesit”

08.09.2021 - 15:19

“Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit”. Kështu ka deklaruar Presidenti i AmCham, Enio Jaço në një reagim pas publikimit të Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Jaço thekson se rënia në nivelin më të ulët që në fillimin e Indexit 9 vjet më parë dëshmon peshën e fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.

Jaço më tej thekson se Dhoma Amerikane ka pritshmërinë e dialogut dhe gjetjes së mekanizmave te bashkëpunimit me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri për të krijuar një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri.

“Rezultatet e Indeksit të Biznesit për vitin 2021 janë matës real që tregojnë se Shqipëria, ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit.

Rritja me 71% e anëtarëve që morën pjesë në Index, më e larta që në krijimin e saj, tregon për rëndësinë që bizneset i japin terrenit ku ata operojnë dhe rregullave të lojës. Por rënia me 0.5 pikë nga një vit më parë dhe rënia në nivelin më të ulët që në fillimin e Indexit 9 vjet më parë dëshmon peshën e fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.

Dinamika e zhvillimeve por edhe perspektivës Europiane që Shqipëria synon, nuk lë më kohë për reflektim, por nxit rëndësinë e një aksioni të përbashkët.

Në kthimin e besimit tek bizneset, duhet së pari, dialog dhe bashkëpunim konstruktiv me përgjegjësi të lartë. Dhoma Amerikane ka pritshmërinë e dialogut dhe gjetjes së mekanizmave te bashkëpunimit me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri për të krijuar një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri!” thuhet në reagimin e Presidentit të AmCham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Indeksi vjetor 2020 i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri!

Raporti i Dhomës amerikane të Tregtisë, reagon ambasadorja Yuri Kim

“Ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë…”


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet