04.09.2021 - 21:06
Shtëpia e Bardhë propozoi një plan prej 65 miliardë dollarë për të luftuar kundër pandemive të ardhshme.
“Ekziston një mundësi e arsyeshme që një pandemi më e keqe se COVID-19 mund të ndodhë në dekadën e ardhshme”, theksoi Eric Lander, drejtor i Zyrës së Shkencës, Teknologjisë dhe Politikës.
“Për herë të parë në historinë e vendit tonë, ne kemi mundësinë të transformojmë aftësitë tona në betejë”, shtoi ai.
“Ne duhet të fillojmë përgatitjet tani”, nënvizoi Eric Lander, drejtor i Zyrës së Shkencës, Teknologjisë dhe Politikës.