MENU
klinika

Fjolla u rikthye në Instagram!

Shtohen dyshimet e ndarjes së këngëtares me Fisnikun

27.09.2021 - 13:22

Sipas vëzhgimeve të IconStyle, Fjolla Morina e kishte mbyllyr Instagramin, por ajo tashmë u rikthye përsëri. Bashkëshorti i saj Fisnik Syla fshiu çdo postim ,por tashmë ka rikthyer 12 postime të arikivuara, e asnjë me Fjollën.

Fjolla u rikthye me këtë postim.

“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbare rrugëtimi drejt dijes…
Jam shumë krenare me ty @alayah.morina suksese për ty dhe gjithë fëmijët anë e kënd botës🌍”,- shkroi ajo.

Kujtojmë se më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit.

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të ishte në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas avokatit Krasniqi, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe Fjollës ju ndërpre masa e paraburgimit.

Ajo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia. Ama mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe çifti janë ndarë.