MENU
klinika

Pas ‘luftës me flakët’

Shuhet zjarri në kompleksin blegtoral në Lezhë

07.09.2021 - 11:18

Ndërkohë, orët e para të ditës së sotme, pas shumë orësh “luftë me flakët” është arriture të shuhet zjarri masiv i cili nisi pasditen e së hënës në një kompleks blegtoral në fshatin Pllanë të Lezhës pranë “Urës me Harqe”.

Megjithëse zjarri tashmë është shuar dëmet materiale janë të shumta.

Zjarrvënia ishte një ndër problematikat me pasoja që kanë rezultuar edhe fatale në vendin tonë.

Shumë prej piromanëve herë nga pakujdesia dhe herë me qëllim, janë vënë në pranga.

Megjithatë ky fenomen, shkatërrues për natyrën është ende “aktiv” në vend.