“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikon limoni tek veshkat?
Mjeku:Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit. Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim