“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Si ta trajtojmë astmën tek fëmijët?
Mjeku:Mjekimi është kompleks.
Format e lehta përdorin bronkodilatatorë
Bëhet profilaksia me antileukotrienet. Gjatë krizave shtohen edhe kortizonikë me inhalacion, për një kohë të shkurtër, sepse kortizonikët shtojnë mundësinë e infeksioneve sekondare.
Trajtimi me vaksina desensibilizuese ka dhënë rezultate premtuese. Nuk përdoret gjerësisht sepse kushton; dhe rezultati varet nga individi, sa tolerancë fiton ai ndaj alergenit shkaktar.
Profilaksia : konsiston në largimin e shkaktarin( kur është e mundur).
Edukimin e prindit, gjithashtu ndikon në shmangien, sa më shumë që të jetë e mundur, të kontaktit me alergenët.
Shiu rritë fuqinë alergjike të polenit, para se ti largojë ato. Shtëpia, mund të ajriset në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë, kur përqendrimi I polenit është më e ulët. Ky sygjerim është gjithashtu i vlefshëm në makinë, ku është mirë që dritaret të mbyllen.
Gjatë moshës së pubertetit këto shenja zbehën ose zhduken fare. Kjo, sepse hormonet që çlirohen gjatë kësaj moshe shërbejnë si qetësues të krizave astmatike. Vetëm një numër fare i vogël rastesh mund të vazhdojnë të vuajnë me asthëm edhe në moshë të rritur. Theksoj se fëmija nuk duhet të ndërpresin aktivitetin sportiv.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim