MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shmangim dhimbjen nga fibromialgjia?

16.09.2021 - 10:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të shmangim dhimbjen nga fibromialgjia?

Mjeku: Fibromialgjia nuk është njësoj çdo ditë. Ka ditë më të mira e ditë më të këqija. Që të shmangni dhimbjet dhe lodhjet prej saj duhet të njihni më mirë veten dhe të jeni më të vëmendshëm ndaj sjelljeve tuaja gjatë ditës.

Nëse nuk keni fjetur mirë gjatë natës, shmangni aktivitet e rënduara gjatë ditës dhe nëse e ndjëni që jeni të pushuar mirë dhe dhimbja është e tolerueshme, kryeni më shumë aktivitete por gjithmonë me moderim.

Gjithmonë duhet të jeni fleksibël. Asnjëherë nuk mund të parashikoni përshkallëzimin e dhimbjes, ndaj mësoni shenjat që trupi juaj mund të jap.

Si mund të ushtroheni kur ndiheni vazhdimisht të lodhur?

Në disa raste, lëvizja është gjëja e fundit që do të dëshironit të bënit. Por lëvizja mund t`ju bëj të ndiheni shumë mirë. Ushtrimet fizike të lehta dhe sistematike mund t`ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe më energjik. Këto ushtrime mund të lehtësojnë dhimbjen, stresin dhe simptoma të tjera të fibromialgjisë.

Filloni ngadalë dhe kryeni aktivitete si ecja, noti apo zgjatja. Edhe nëse i kryeni ato për pak minuta, mund të ndiheni shumë më mirë. Nëse e shikoni që simptomat po përmirësohen, mund të filloni të rrisni intensiteitn e aktivitetit fizik.

A mund të reduktoj masazhi dhimbjen nga fibromialgjia?

Masazhet shërbejnë për relaksimin e muskujve dhe si pasojë reduktimin e dhimbjes muskulare dhe stresit. Shumë persona i shfrytëzojnë masazhet edhe për të përmirësuar lëvizjet e tyre dhe për të reduktuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

Masazhet më energjike mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nga fibromialgjia. Disa lloj masazhesh mund t`i praktikoni dhe vet. Provoni të masazhoni zonat e dhimbshme me një top tenisi ose një mjet tjetër të fortë.

Çfarë duhet të bej për dhimbjen muskulare dhe ngurtësimin e muskujve?

Të nxehtit, dhe kryesisht banjat me ujë të ngrohtë mund të reduktojnë këto simptoma të fibromialgjisë, duke rritur qarkullimin e gjakut në zonat e dhimbshme.

Në vend të një banje me ujë të ngrohtë, mund të mbani garza të lagura dhe te ngrohta në zonat e dhibmshme.

Një tjetër zgjidhje për dhimbjet e fibromialgjisë janë kompresat e ftohta me akull në zonat e dhimbshme.

Si mund të bëni një gjumë të mirë natën?

Fibromialgjia çrregullon gjumin për shkak të dhimbjeve natën ose shkaqeve të tjera. Përpiquni të shmangni gjumin gjatë orereve të ditës dhe vendosni një orar të rregulltë të gjumit në darkë dhe për zgjimin në mëngjes. Bëni një banjë të ngrohtë para gjumit dhe kthejeni atë në një rutinë.

Mbajeni dhomën tuaj të gjumit të errët, të freskët dhe pa dritën e televizorit apo kompjuterit. Kjo konsiderohet si higjena e gjumit.

A janë suplementët të sigurtë për të trajtuar dhimbjen dhe çrregullimet e gjumit?

Disa studime kanë treguar se disa suplemente si 5-HTP, melatonina dhe S-adenosyl-L-methionine (SAMe), mund të përmirësojnë simptomat e fibromialgjisë. Studime të tjera nuk i kanë konfirmuar këto gjetje.

Si përfundim: Shumë suplemente nuk janë studiuar sa duhet për efikasitetin dhe sigurinë e tyre, siç është bërë për barna të tjera me recetë.

Është e rëndësishmë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të përdorni këto suplemente. Disa prej tyre mund të kenë efekte negative në shëndetin tuaj.

Si mund të lehtësoni stresin?

Stresi i shumtë mund të nxisë simptomat e fibromialgjisë. Reduktimi i stresit mund të përmirësoj lodhjen dhe gjumin. Kushtojini kohë vetes për t`u relaksuar. Kryeni aktivitete që ju japin kënaqësi si leximi, muzika apo shëtitjet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.