MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të trajtoj lodhjen si pasojë e anemisë?

26.09.2021 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si të trajtoj lodhjen si pasojë e anemisë?

Mjeku:Kërkimet shkencore, kanë treguar se transfuzioni i rruazave të kuqe të gjakut është një mënyrë e mirë por e kushtueshme për të trajtuar lodhjen. Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur. Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë. Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen nëpërmjet suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.

Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C. Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur. Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit. Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër. Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim