MENU
klinika

Disa këshilla

Si t’i vishni rrobat tuaja verore dhe në vjeshtë

06.09.2021 - 20:25

Disa gjëra janë vërtet sezonale, të tilla si pallto apo një palë çizme mbi gjunjë, por një pjesë e madhe e garderobës sonë mund të vishen gjatë gjithë vitit.

Vetëm duhet të dimë si t’i kombinojmë.

Ndiqni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të transferoni rrobat tuaja verore në vjeshtë.

Vishni çorape me sandale 

Ndoshta për këtë u desh pak më shumë kohë për të zbritur nga pasarela në jetën reale sesa tendencat e tjera. Nëse vazhdoni t’i vishni këpucët tuaja të preferuara me majë të hapur deri në vjeshtë, atëherë ndoshta ia vlen të provoni.

Transformoni veshjet tuaja verore me çizme

Ngjashëm me pantallonat, kombinimi i fustaneve të verës me çizme do të ndihmojë gjithashtu t’i bëni ato të përshtatshme për vjeshtë.

Balanconi veshjet e shkurtra me një pallto të gjatë

Nëse preferoni mini funde, do ta dini se disa stile thjesht duken më mirë me këmbë të zhveshura. Për vjeshtë mund t’i vishni me një pallto të gjatë për t’u dukur elegantë.

Ripërcaktoni xhinset tuaja të bardha

Ne shpesh xhinset e bardha i veshim gjatë muajve të ngrohtë. Por nëse e zëvendësoni bluzën me një këmishë dhe një palë çizme, mund të bëhet një pjesë ideale dhe për dimër.