Ka disa kohë që mbështetësit mediatik të Sali Berishës duan të gjejnë një homolog anti-amerikan të Doktorit, pas shpalljes së tij non grata.E nisën me krahasimin me Fatos Nanon, më pas përmendën Gruevskin, Liviu Draganea-n e Rumanisë, e sot dolën tek Andreas Papandreu.Duke na e sjellë si një “shembull” të të ndëshkuarit nga Amerika e për ta krahasuar me Sali Berishën.
Andreas Papandreu, lideri historik i qendrës së majtë greke, është një nga politikanët më të sulmuar nga Sali Berisha, si ai vetë, por edhe i biri Jorgo, që ka qenë edhe ai kryetar i PASOK e kryeministër i Greqisë.E sot, mediat e Berishës, kanë tentuar homologimin të mjekut Sali, me ekonomistin Andreas.
Një shtetas amerikan 100%, i cili ka qenë ushtar i Marinës së SHBA-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, shtetas e qytetar amerikan dhe që është diplomuar në Harward.Në Harward, Andreas Papandreu mori PHD në vitin 1943 në ekonomi.Pas doktoraturës, Papandreu hyri në ushtrinë amerikane, ku dhe u plagos.A kuptoni tani që s’ka lidhje Sali Berisha me Andreas Papoandreun!
Ai ishte qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në politikën e tij si kryeministër i greqisë, Andreas Papandreu ka qenë haptas një përkrahës i politikës pro-arabe dhe pro-mesdhetare të Greqisë.Kjo politikë e afroi atë që nga Jaser Jarafati, e deri tek Iraku i Sadam Huseini.Një e dhënë: Olimpik-u grek, pra linja ajrore ishte e vetmja që bënte tranzitet me Lindjen e Mesme.
Kishte ekskluzivitet absolut jo vetëm me Irakun, por edhe Arabinë Saudite, Katarin, apo edhe Emiratet.Papandreu kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë Afrikën e Veriut, që nga Agjipti e deri në Marok.Por kjo ishte politikë. Përveç kësaj, Papandreu ishte një kundërshtar i ndërhyrjeve ushtarake dhe të njëanshme të SHBA.
Ishte mik i palestinezëve të Arafatit dhe kundërshtar i Izraelit.Politikë që vijoi deri në vitin 2001, për t’u përmbysur më pas.Por Andreas Papandreu nuk u shpall kurrë non grata, edhe pse ka kërkuar më shumë se një herë heqjen e bazave amerikane nga Greqia.I kishte vetëm fjalë se donte të rriste pazarin e qerasë, siç bëjnë gjithnjë ballkanasit.
Në vitin 1994, atë e priti Bill Clinton, përpara ndërhyrjes në Kosovë.E në vitin 1999, në Athinë ishte një qeveri e PASOK, e cila, edhe pse “anti-amerikane” i dha “OK” bombardimit të Serbisë.
Politikanët grekë nuk kanë qenë gjithmonë pro amerikanë, si ata të PASOK, por edhe këta të NEA Demokratia.Por 90% e tyre janë diplomuar madje kanë edhe pasaportë amerikane.
Nuk krahasohen fare me rastin “Berisha”, që edhe pasaportën diplimatike ja kanë bërë nul, jo vetëm të tij, por edhe gjithë familjes.