MENU
klinika

Një orë para, Balla mbledh deputetët. Heshtje nga selia blu

Sot Kuvend/ Rama do prezantojë programin qeverisës dhe ‘të besuarit’ e tij

13.09.2021 - 08:38

Ditën e sotme, në orën 17:00 do të mblidhet sërish Kuvendit me kryetare Lindita Nikolla, ku kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë parlamentit programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, edhe pse nuk është përfshirë në rend dite. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Meta nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme informacion për ministrat e propozuar, nëse janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre.

Pas marrjes së informacioneve për të cilat është interesuar, kreu i shtetit duhet të dekretojë qeverinë e cila dhe më pas dekretet e miratuara kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. Kjo është procedura deri në marrjen përfundimtare të qeverisë së re, cila do të nis nga puna me objektivat e vendosura për mandatin e tretë qeverisës.

Gjithashtu, deputetët do të mblidhen për të ngritur edhe të gjitha strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.

Nga ana tjetër, po sot, një orë para mbledhjes së Kuvendit, PS-ja do të mblidhet deputetët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjekmarkaj reagon për kabinetin ‘Rama 3’: Anonimë që s’i njeh as fisi!

“Qeveria e re, si harem politik! Ish-ministra qesharak e të dështuar!”

Reforma Zgjedhore/ ‘Tre netë ngujimi në ambasadën amerikane’

DW: Konsensusi i partive politike, çfarë u sakrifikua për të arritur marrëveshjen?