MENU
klinika

69 të vdekur nga COVID në 5 ditë

Tomini: Të pavaksinuar, rriten të shtruarit në terapi intensive!

30.09.2021 - 21:54

Në 5 ditët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID 69 qytetarë. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se viktimat kanë qenë të pavaksinuar. Ndonëse theksoi se kemi edhe një rritje të të shtruarve në terapi intensive, Tomini nënvizoi se situata e pandemisë këtë shtator është më mirë se vitin e kaluar.

“Ka pasur tendencë në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID. Kemi pasur numër të lartë dhe të personave në terapi intensive, shumica të pavaksinuar. Rastet që kanë humbur jetën nga COVID kanë qenë të pavaksinuar. 11 deri në 4 raste të infektimeve janë me 1 dozëNë përgjithësi rastet e vdekjeve 55-75. Por kemi pasur edhe raste të humbjeve të jetëve te moshat e reja. Vjet kanë këtë kohë kemi pasur dysfish të rasteve aktive krahasur me këtë shtator. Te kjo ndikon edhe Delta. Shtatorin e kaluar nuk bënim dhe kaq teste. Situata është më mirë tani”, tha Tomini.

Kirurgu Engjëll Bejtaj duke folur për situatën e pandemisë tha se arma më e mirë kundër COVID është vaksinimi. Ai që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti COVID Bejtjaj tha se bën vepër penale.

“Këta që vdesin sot janë të infektuar para 2 ose 3 javësh. Ky është shpjegimi pse ka shumë vdekje sot dhe pse do ketë më pak në ditët që vijojnë. Vaksinimi është mekanizmi, arma mjeti me të cilën mund të përballesh me pandeminë. Ai  që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti covid bën vepër penale drejtpërdrejt. Se kuptoj  diferencimin e organeve kompetente. Meqë ka vaksinë dalin e thonë pse na detyrobi të vaksinohemi, nëse sdo kishte vaksinë do dilnin të thoshin pse ska vaksinë”, tha ai.

Kirurgu tha se edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, ndërsa i quajti të turpshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Kritika për ministrinë e Shëndetësisë ai ka pasur në disa pika, një prej tyre një studim për pacientët në gjendje të rëndë se sa prej tyre ia dalin të fitojnë betejën.

“Edhe vaksinat më serioze japin 95%. Nëse vaksina të mbron 95% edhe përqindja e vdekjeve do jetë shumë më e ulët. Diksuh thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë.  Sot si kirurg do më interesonte të dija nga të gjithë ata pacientë që për shkak të komplikacioneve kanë qenë rtë detyruar të futen në respiracion, sa prej tyre ka përfitues, jam i sigurt që ska një studim. Kjo do ndikonte në psikologjinë e njerëzve. Numri i atyre që janë në gjendje të rëndë sot, 35% e tyre të nesërmen janë të vdekur.  Ministria sot duhet të dinte sa kanë qenë përfitues ata që janë trajtuar me respiracion. Nëse janë shumë kush janë arsyet, ndiqen me vonesë… Unë kam pyetur kolegët e mi italian, në Itali minimumi 30% e atyre që janë në gjendje të rëndë ia dalin”, shtoi ai.