MENU
klinika

Tre “kokat” e BioNTech fitojnë çmimin më prestigjioz të mjekësisë

21.09.2021 - 00:00

Miliona njerëz në të gjithë botën kanë marrë vaksinën BioNTech-Pfizer kundër COVID-19. Tani, ekipi që qëndron pas kësaj vaksine, mori çmimin më të rëndësishëm të Gjermanisë për mjekësinë.

Tre shkencëtarë nga BioNTech, kompania gjermane e bioteknologjisë që qëndron pas një prej vaksinave kryesore kundër COVID, do të marrin çmimin më prestigjioz mjekësor të Gjermanisë në 2022.

“Ugur Sahin, lemzlem Türeci dhe Katalin Kariko vlerësohen me Paul Ehrlich- dhe Ludëig Darmstaedter-Preis 2022 për vizionin dhe këmbënguljen e tyre në zhvillimin e ARN-së si parim terapeutik,” tha Thomas Boehm, kryetar i Fondacionit Paul Ehrlich.

Çmimi më prestigjioz mjekësor në Gjermani vjen me 120.000 euro. Disa studiues që morën çmimin u bënë gjithashtu fitues të Çmimit Nobel, si Harald zur Hausen, Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier dhe James P. Allison./ DW