MENU
klinika

Tërheqja e ushtarëve nga Afganistani

Trump kritikon Biden: Bota po qesh me SHBA-në

01.09.2021 - 15:12

Ish-presidenti, Donald Trump ende gjen mënyra për të mbrojtur arritjet e tij gjatë kohës kur ishte në krye të shtetit dhe duke kritikuar mediat për mënyrën e raportimeve të lajmeve.

Ish-presidenti në emisionin e radios nga Todd Starnes u ankua se mediat, si CNN dhe MSNBC janë përqendruar më shumë në raportimet e shkatërrimeve të shkaktuara nga Uragani Ida në vend të asaj që ai e quan “marrëveshje e madhe” me talebanët në Afganistan.

“Ne do t’i kishim goditur aq shumë, dhe Abdul (lideri i talebanëve) e dinte këtë. Unë do të kisha nxjerrë pajisjet, do t’i kisha nxjerrë njerëzit jashtë dhe pastaj do të kishim bombarduar çdo bazë përveç Bagramit”, shtoi ai.

Trump kritikoi Presidentin Joe Biden për dështimin në Afganistan dhe pretendoi se e gjithë bota po qesh me Shtetet e Bashkuara për tërheqjen, për të cilën ai mendon se është bërë pa dinjitet dhe pa fitore.

Kjo është kundërpërgjigjja e tij vetëm disa javë pasi Biden e fajësoi atë për vënien e talebanëve në pozicionin më të fortë ushtarak që ata kanë pasur që nga viti 2001.

 

REMOTE_ADDR:[]