Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar për lajmin e hidhur, ku pas 5 ditësh u gjet i pajetë Muharrem Plaku, i cili kishte mbetur i bllokuar në galerinë e një miniere.
Alla i shpreh ngushëllime familjes, teksa shkruan se humbja e tij është e pazëvendësueshme për bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e tij, por edhe për të gjithë bashkëqytetarët.
“I tronditur nga lajmi për humbjen e minatorit Muharrem Plaku. Një humbje e pazëvendësueshme për bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e tij, por edhe për të gjithë bashkëqytetarët tanë që prej ditësh prisnin me shpresë dhe me sytë drejtuar hyrjes se galerisë, për një lajm të mirë rreth Muharremit.
Ndaj dhimbjen dhe iu shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të Muharremit, duke u lutur për sa më shumë durim në këtë ditë të vështirë për ta!” shkruan Alla në postimin e tij.