Mirë se vini në Golgonooza! Qyteti i krijimit të Uilliam Blejkut, mbrojtur nga 64 000 nimfa! Ku errësira dhe egërsia shndërrohen në dashuri!/Konica.al
Sipas Uilljam Blejkut (William Blake), fantazia na lejon ta perceptojmë jetën përtej konkretes si një aftësi e pavarur, më saktë e pavdekshme. Syri i brendshëm shpaloset në sferën imagjinare, pikërisht atje ku ndodh krijimtaria. “Bota e imagjinatës është bota e përjetësisë, që është realiteti i vërtetë”, – shkruan poeti. “Është një aftësi e pavarur dhe na përshkon ndërsa jemi në trup, duke banuar një vend / jo vend, perceptimi ose intuita e të cilit kërkon dimensionin e katërt imagjinar dhe për këtë arsye nuk është as i dukshëm dhe as i gjurmueshëm në asnjë mënyrë tjetër”. Të jesh vizionar nënkupton një inkursion të thelluar në botën reale, në një kthjelltësi të pamundur me normat e tjera dhe një vendosmëri ekstreme për të kuptuar vendndodhjen e negatives, e lidhur me moskuptimin e brendshëm, si rrjedhojë një humbje fatale e moskuptimit të botës. Para krijimit të njeriut (për rrjedhojë edhe pas vdekjes) nuk kishte kaos, por përjetësi./Konica.al/Kjo deklaratë e luftës ndaj njeriut që e sheh jetëm me pozitivitet, në dëshminë e shumë mospërgjigjeve, përmban pikën më interesante në kërkimin e vendit të përgjigjes, gjetkë dimensionale, sesa një arsyetim mbi përgjigjen.
Golgonooza, qyteti i krijimit të Blejkut, ku priret gjithë shpresa, për të qenë shpëtimi, nuk ka vend, në kthimin dhe kapërcimin e të gjitha pikave kryesore, por vetëm mundësi të vetvetishme. Strukturat e shkatërruara duken kolosale në skeletin e tmerrshëm përpara një vendi me një bukuri të habitshme. Para kangjellave të Golgonooza, të lirisë vizionare, gjigantët e frikshëm biblikë, Og dhe Anak ruajnë, vigjilentë të paepur, për të na kyçur në përjetësi. Golgonooza është qyteti i pafund i përjetësisë, që vepron në art dhe krijim, gjendet në botën shpirtërore të secilit prej nesh. Nga ana tjetër, Babilonia është qyteti i shtypjes dhe perandorisë, që asgjëson Golgonoozën si disfatë të shpirtit (e murosur në tulla), e dorëzuar, e mallkuar pa fuqinë e frymëzimit në përvojë, e dënuar me vdekje të përjetshme: “Muret e Babilonisë janë shpirtra njerëzish, portat e saj janë rënkimet e kombeve, kullat e saj mjerimet e familjeve dikur të lumtura dhe rrugët e saj janë të shtruara me shkatërrim, shtëpitë e saj janë ndërtuar me vdekje, pallatet e saj me ferrin dhe varrin, sinagogat me mundimet e dëshpërimit gjithnjë e më të egër, të përcaktuara dhe të lëmuara me urti mizore”.
Sfida lëviz në spiritualitet.
Në Londër, sipas Blejk, mund ta gjejmë si shpirtin, të fshehur mes rrugicave dhe shtëpive, të papërshkrueshëm në harta, në një qytet të mundshëm, shumë real dhe imagjinar, i cili fsheh Golgonooza-n, por njëherazi, nëse e humbasim këtë pamje, Londra, e verbër dhe e moshuar, do të shndërrohet në lypësen më të përçmuar për të kërkuar komoditetin e pamundur në rrugët e Babilonisë. Jeruzalemi, qyteti i katërt, është ai vendi i brendshëm ku do të jemi në gjendje të jetojmë, kur të gjejmë botën ku banon përjetësia: “Në përjetësinë e pamasë, çdo formë buron dritën e vet unike, forma është vizioni hyjnor, kurse drita zakoni i saj. Jeruzalemi gjendet te secili prej nesh: një tempull i faljes reciproke, rroba burrash dhe femrash. Dhe Jeruzalemi quhet liri midis fëmijëve të Albionit”. Këto qytete ndodhen tek çdonjëri prej nesh, janë të njëjtët persona, po vetëm ne mund t’i krijojmë, t’i shohim e t’i lokalizojmë atje ku e pamundura bëhet e mundur. Për të hyrë në Golgonooza, njeriu duhet të arrijë një gjendje të caktuar perceptimi, të pamundur në nivelin sipërfaqësor ose kompetencën instrumentale. /Konica.al/Të kaluarit nga pafajësia, tek përvoja, tek vizioni i mundshëm (edhe si ëndërr) dhe përjetësia, nuk është domosdoshmërisht një rrugë e përkohshme, mbi të gjitha është një spirale e brendshme. Edeni, stadi i fundit i njerëzimit, realizimi hyjnor, korrespondon me Golgonoozën, pasi këtu bëjmë “grisjen e velit ku banojnë të vdekurit”, jo si një ndërtim të jashtëm të shtirur në kohë dhe në botën e fundme, por si një ndriçim i errësirës […] Poezia e Blake paraqet luftën e brendshme, bota e jashtme përkon me aftësinë që ne kemi për ta banuar atë, duke banuar vetveten./Konica.al/ Los, rrezatim i mbretërisë së rënë të Urthona-n, imagjinares, birit të Spektrit, arsyetimi i pashpirt (i cili lind nga Tharmas, d.m.th. instinkti fillestar te Blake), has vështirësi të mëdha në pushtimin e spiritualitetit dhe rreket ta mbajë në jetë Golgonooza gjallë, mbrojtësi i saj, mirëpo struktura e saj avancon dhe shembet, errësohet dhe ndriçohet përsëri, lartësohet dhe fundoset. Ashtu si ne. /Konica.al/Çdo kontribut i dhënë në histori nga krijimi artistik, nga mendimi krijues dhe nga çdo gjest i së mirës, i shërben realizmit. Çdo kunj përforcon të shtyrën për të hapur kangjellat, ndërsa çdo mëdyshje, zmbrapsje, heqje dorë, i mbyll sërish. Golgonooza ruan gjithë mirësinë, madje asnjë pikë nuk ka shkuar dëm, mirëpo mund të zhduket përsëri sa hap e mbyll sytë dhe lidhet kaq ngushtë me intuitën e njeriut, saqë Blake nuk e vizaton kurrë, pasi do të ishte e pamundur të vizatoje të pavetëdijshmen ose ES-in. Golgonooza është barazuar përherë me një mandala, e cila, sipas Karl Gustav Jung, përfaqëson shndërrimet psikike, shërimin nga kaosi, që i përcakton si “formim, evolucion i mendjes së përjetshme, krijim i pafund, që është Uni në tërësinë e tij”. Njëlloj si realizimin e arketipit të imagjinatës. Në mënyrë të ngjashme, Babilonia mund të përfaqësojë arketipin jungian të udhëheqësit, Londra eksploruesi dhe Jeruzalemi i urti.[…] Sot konceptimi i brendshëm ka humbur disa elemente themelore te Blejku, pasi për të shpëtimi është i natyrshëm në fillesën e magmës së thellë, që në të vërtetë përmban infinitin më shumë sesa kaosin, për më tepër ajo gjenerohet prej tij, ashtu si racionaliteti. Blejk shkon në thellësi dhe thith dritën, ai nuk dëshiron të eleminojë errësirën (fundja, edhe vetë Satani mund të vdesë vetë në botën e rënë, pasi ai ka lindur atje), përkundrazi synon ta ndriçojë ndërsa qëndron në të njëjtin vend.
Errësira është pasqyra e dritës. Blejk beson në shpëtimin, intuitë e zhdukur krejt, ashtu si në faljemn. Ai e donte Jezusin, sepse ai theu urdhërimet dhe ngaqë nuk besonte në urdhëresat morale, por në falje.[…]
Golgonooza-n e ruajnë 64 000 nimfa, i njëjti numër zanash, eni e gnomi.
Katër portat hyrëse kontrollohen nga dema, luanë, rrota dhe kerubinë, kurse rrethinat përfaqësojnë frikën që na largohet.[…] sipas Frojdit, impulset e ndrydhura seksuale bëjnë që njeriu ta projektojë veten jashtë portave, ta lartësojë në produktivitet, duke e shndërruar ditë pas dite në dikë gjithnjë e më të egër dhe shkatërrues, duke e përkthyer në një impuls vdekjeje që nuk lejon realizimin e qendrës në Golgonooza. Gjithashtu, sipas Blake, pakënaqësia lidhet me ndrydhjen seksuale, për të, lufta e brendshme është rezultati më i dukshëm dhe, mbi të gjitha, parandalon hyrjen në dimensionin e katërt. Interpretimi është i ngjashëm, por gjithsesi ekziston një dallim i rëndësishëm: Blejk e sheh si mundësi shpëtimit, kurse Frojdi një skllavëri të pashpresë. Arratisja nga racionaliteti, kërkimi i një shërimi për errësirën në vendet gjithnjë e më të thella që duket një dënim, ndoshta fillon nga premisa më e gabuar, nga mashtrimi më i thellë, se njeriu është i mallkuar, se ai vetë është e keqja e të jetuarit të tij./Konica.al/Ne nuk ikim nga, por ikim për ta ribërë atë udhëtim. Vendi i errësirës është gjithashtu vendi i vizioneve: impulset e pakontrollueshme që na bëjnë të egër, sipas Frojdit, shndërrohen në dashuri sipas Blejk. Të dy kundërshtojnë njëri-tjetrin, edhe pse veprojnë në të njëjtin nivel: jashtë nuk ka asgjë, përveç asaj që vendosim të ndërtojmë ose të shkatërrojmë, gjithçka është e brendshme, së bashku me përgjigjen ose mungesën e saj./Konica.al