MENU
klinika

Insiston kancelarja Merkel

“Ukrahina të jetë vend tranzit për gazin rus”

12.09.2021 - 08:57

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Ukraina duhet të qëndrojë si vend transit për eksportet e gazit natyror rus.

Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po u bën kryeqyteteve evropiane, përpara se të largohet nga posti i kancelares.

“E kam bërë të qartë se është shqetësimi ynë që Ukraina të vazhdojë të jetë vend transit për gazin rus”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki më 11 shtator në Varshavë.

Merkel do të largohet nga posti i kancelares pas zgjedhjeve të 26 shtatorit. Ajo ka mbajtur këtë post për 16 vjet.

Në javët e fundit, Merkel ka arritur marrëveshje me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden që do të lejojë Rusinë që të përfundojë projektin kundërthënës për sjelljen e gazit natyral në Gjermani.

Gazsjellësi, që njihet si “Rrjedha Veriore 2”, do të sjell gazin nën Detin Baltik, që to ta privojë Kievin nga pothuajse 2 miliardë dollarë të hyra në vit nga transiti i eksporteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merkel: I kam kërkuar Putinit lirimin e Navalnit

Nga talebanët te Krimeja, çfarë diskutuan Merkel dhe Putin?