MENU
klinika

“O shpirt, na nderove…”

Urimi emocionues i prindërve të Florian Markut

26.09.2021 - 17:00

Mes përshëndetje për suksesin e madh të Florian Markut në boksin profesionist, ka tërhequr vëmendjen edhe urimi i prindërve të vetë boksierit, gëzimi i të cilëve ka qenë i pamasë.

Nëna e Florianit, në llogarinë e saj private në Facebook ka shpërndarë një foto nga festa, teksa shkruan: “Urime shpirti mamit…”.

Nga ana tjetër, babai i sportistit ka ripostuar mesazhin dhe fotot e bashkëshortes nën urimin: “Na nderove si gjithmonë o shpirt.”

Lushnjari Florian Marku, u ndesh kundër Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham në Londër mbrëmjen e të shtunes dhe fitoi me pikë, duke u shpallur kampion në versionin IBF të peshave të lehta.