Presidentja e KE, Ursula Von der Lyen tha se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se ajo i ka bërë detyrat.
Von der Lyen tha se tani është koha e BE të veproj pasi këtë ia ka borxh rinisë shqiptare.
“Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Ky është një simbol i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i të ardhmes tonë të përbashkët. Ne kemi parë të ardhmen, vajzat , djemtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne kemi miq dhe partnerë dhe ne duam që të bashkëpunojmë. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE“, tha Von der Lyen.