MENU
klinika

1 milion e gjysmë vaksinime në total kundër COVID

Vaksina me detyrim edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët!

04.09.2021 - 07:28

Apeli i vazhdueshëm nga mjekët, ekspertët e shëndetësisë, madje edhe vetë qeverisë për qytetarët për t’u vaksinuar në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre dhe të familjarëve, duket se është dëgjuar në masë, ku ditën e sotme numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në  1.500.000.

Pas gushtit, edhe shtatori do të jetë muaj i hapur vaksinimi +18 vjeç dhe kjo ka sjellë sërish thirrjen e kryeministrit Edi Rama që qytetarët dhe sidomos rinia të vaksinohet.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Mbroni Shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

Për të bërë të mundur vijimin e procesit të vaksinimit dhe të mos ketë ndërprerje të tij, në vendin tonë në mënyrë periodike po vijnë doza të vaksinës Pfizer, ku vetëm mbrëmjen e djeshme u prit një ngarkesë me 31.590 doza të Pfizer.

Ndërsa në total, numri i vaksinave të mbërritur në vend ka shkuar në 1 milion e 950 doza. Pak ditë më parë vetë Ministria e Shëndetësisë tha se qeveria është në marrëveshje me kompaninë Pfizer për të marrë edhe 500 mijë doza të tjera të kësaj vaksine brenda 2021.

Nisja e viti shkollor rrit edhe më shumë rrezikun e përhapjes së virusit. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që tre kategori profesionesh, stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët të kenë vaksinim të detyrueshëm, proces që duhet të ketë mbaruar deri në fund të muajit shtator. Pas tyre pritet që vaksinimi i të jetë i detyrueshëm edhe për punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë për shkak të kontaktit më të madh me njerëzit dhe virusit.

Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet, ku kapacitetet në Spitalin Infektiv po shkojnë drejt ezaurimit. Plotësimi i 120 vendeve në Infektiv, ku aktualisht po marrin trajtim 114 pacientë do të sjellë hapjen e COVID3, në të cilin po bëhen edhe përgatitjet e fundit.

Shumë njerëz shpesh shfaqen skeptikë në lidhje me vaksinimi, por deri tani të gjitha studimet në botë kanë treguar se efektet e saj anësore janë shumë më të pakta dhe të parrezikshme krahasuar me efektet që lë vetë COVID-19 dhe vaksinimi i plotë i popullsisë duket se do të jetë fundi i pandemisë.

 

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.  Lajmi u dha nga zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini për Top Channel.

Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet. Rritja e këtyre shifrave të kombinuara me nisjen e vitit shkollor, kanë sjellë që 3 grupet e para mjekët, arsimtarët dhe studentët të bëjnë me detyrim vaksinë brenda muajt shtator, në të kundërt do të paraqesin në mënyrë periodike një tampon negativ. Shtimi i grupeve me detyrim ishte sidomos për sektorët  që kanë kontakte me njerëz.