MENU
klinika

Reagon Skënder Brataj

Vaksinat janë të përbëra nga vezë, xhelatinë dhe metal?

15.09.2021 - 17:42

Gjatë ditëve të fundit një debat i fortë është ngritur mbi elementët e përdorur për krijimin e vaksinave

Thuhet se vakinat kanë elemente si metali, xhelatinë dhe konservant. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka publikuar përbërjen e vaksinave Pfizer dhe Moderna, ku thotë se nuk kanë asnjë elementë të tillë, ndërsa shton se përmbajtja e tyre është kryesisht me polietilen glikol.

Postimi i Bratajt:

Kush janë përbërësit e përfshirë në vaksinat COVID-19 (mRNA)!

Duke parë se kohët e fundit diskutimi mbi vaksinat me (mRNA) ka krijuar një konfuzion të madh te njerzit, duke shkaktuar shqetësim dhe pa siguri te qytetarët, po ju tregoj pikërisht përbërësit e tyre.

Më poshtë është një tabelë me listën e përbërësve të vaksinave: Pfizer-BioNTech mRNA, Moderna mRNA, Janssen(vettore virale).

Asnjëra nga vaksinat nuk përmban vezë, xhelatinë, lateks ose konservant. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë pa metale të tilla si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi, ose produkte të prodhuara si mikroelektronike e të tjera.

Shënim: Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 përmbajnë polietilen glikol (PEG).