MENU
klinika

Puka bëhet bashkia e parë në vend që...

“Vaksinim i detyruar për administratën ose tampon”

13.09.2021 - 11:03

Bashkia e Pukës është e para në vendin tonë që aplikon vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid për punonjësit e saj.

Lajmin e ka bërë me dije sot kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj.

“Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqesë kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë”, u shpreh ai.

“Arma më e efektshme që na mbron nga kjo sëmundje, ndaj në takimin e fundit kemi diskutuar që e gjithë administrata shtetërore iu është bërë thirrje për të bërë vaksinimin, në rast të kundërt s’ka asnjë masë ndëshkuese përvecse secili prej tyre do i nënshtrohet tamponit javor.

Nuk do pranohet asnjë punonjës i administrsatës shetetërore, arsim, kulturë, administratë e bashkisë, për t’u futur në punë për të filluar javën pa bërë tamponin. Ky tampon nuk është më sic ka qenë, pa kosto, por do paguajë, nëse e shikon më mirë të arsyeshme të bëjë këtë se sa vaksinën, kjo është çështje e tij”, u shpreh kryebashkiaku.