MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Vdes 18-vjeçarja shtatzënë nga COVID-19

10.09.2021 - 12:39

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut nuk po njeh përmirësim ditë pas dite, duke infektuar një numër të madh të të rinjve dhe duke shkaktuar viktima të reja në moshë.

Ditën e sotme është lajmëruar se është ndarë nga jeta një 18-vjeçare nga Gjevgjelia, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Mësohet se e reja vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si me sëmundje të rëndë të zemrës dhe gjithashtu nga një sindrom i rrallë gjenetik.

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë klinike.

“Duke pasur parasysh se ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindromë të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev.

Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë  humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.