MENU
klinika

''Shqiptarka''

Veprimtarja pa fotografi…

14.09.2021 - 16:34

       Shadie Asllani, atdhetarja dhe veprimtarja e madhe që kontribuoi në emancipimin e grave shqiptare, u lind në Bejrut, më 14 shtator 1895. Po atje, mbaroi kolegjin amerikan për vajza.

Asllani, një atdhetare dhe veprimtare e shquar, pati një ndikim shumë të madh në emancipimin e gruar në Shqipëri.

Duke pasur këtë si pikësynim, ajo dha kontributin maksimal për vendin. Në vitin 1920, Asllani çel në Libohovë, shkollën e parë shqipe të vashave.

Në Tiranë, punoi nëndrejtoreshë përkrah Mati Logorecit dhe drejtoi shoqërinë e grave “Shqiptarka”.

U aktivizua në Kongresin e arsimit shqiptar më 1924, në veprimtaritë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me  Nolin dhe pas kthimit në atdhe, u burgos dhe internua.

Ende nuk gjendet një fotografi e veprimtares shqiptare.

Fotografia ilustruese: ”Instituti Femëror Qiriazi (Kyrias)”, në Kamëz, viti 1930