MENU
klinika

Një vallëzim dhe një dedikim prekës

Videoja e Shakirës me të atin bëhet virale

17.09.2021 - 13:25

Shakira është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara, me muzikën e saj që nuk njeh kohë.

Së fundmi, babai i saj festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi urimin dhe foto nga festa në llogarinë e saj në Instagram. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të atin.

Krahas videos, i ka bërë një dedikim emocionues, duke zgjedhur fjalët më të ëmbla.

“Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do. Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale”, ka shkruar Shakira.

Më pas këngëtarja shkruan se gjithçka e rëndësishme nuk zhduket, edhe me kalimin e kohës, ndaj vallëzimin e tyre nuk e ndal askush.

“Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi!”, përfundon këngëtarja.

Mesa duket edhe Shakira, si thuajse të gjitha vajzat, ka një lidhje të veçantë me të atin, dhe e ka “pikë të dobët”!