MENU
klinika

‘Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare’

Von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri

28.09.2021 - 13:00

Presidentja e KE, Von der Leyen tha se synimi i saj është që brenda këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për BE dhe Shqipërinë.

“Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë qeveritare dhe ritheksoj se ju i keni bërë detyrat tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që të kërcejmë ato vështirësi e pengesa. Shpresoj që ne të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të 2021. Ky është synimi im”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro.

‘Kemi vënë në tryezë 9 mld euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellim më shumë se 20 mld të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 mld euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera.’Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, po bashkëpunojmë si partner duke identifikuar projektet më të mira, krijuar vende pune, dua të them që për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe Fierzën. Këto dy janë prej projekte, ju i keni propozuar.– tha presidentja e KE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN