Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka reaguar pas vizitës të sotme në Shqipëri. Duke postuar video përmbledhëse të aktiviteteve dhe takimeve, ajo shkruan se pret me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme.
Ajo shprehet se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës
“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, ne do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”- shkruan presidentja e KE krahas videos.