Vazhdojnë hetimet për Marigona Osmanin, 18-vjeçaren nga Ferizaj, e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.
Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi ka zbuluar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.
Sakaq, Rexhepi tregoi se aktualisht janë marrë kamerat dhe po presin të shohin të vërtetën.
“Në këtë çështje, prokuroria akuzon dy persona për vrasje të rëndë në bashkëpunim. Tani po vazhdojnë hetimet dhe ka marr të gjitha kamerat dhe të shohin se cila është e vërteta.
Fillimisht, ai e paraqet veten se ka qenë aty rastësisht, mirëpo çertikata e vdekjes paraqet se ka qenë vdekje e dhunshme. Mirëpo, thotë se Marigona ka përjetuar standard në dhunë fizike dhe psiqike.
Marigona ka qenë e vdekur që kur është lënë në spital. Certifikata thotë që është vdekje e dhunshme, se ku ka pas thyerje do të jepet deri të premten”.
Sipas avokatit, fqinjët kanë dëgjuar vazhdimisht zhurmë në momentin e dhunës, por nuk kanë reaguar.
Ai ka theksuar se dy ditë para vdekjes, bashkëshorti i ka ndërprerë Marigonës marrëdhëniet me familjen.
“Kohë pas kohe ka pas vjellje gjaku, ngjyrë të zezë dhe fqinjët nuk kanë dashur të ndërhyjnë në marrëdhënien e një çifti.
Dy ditë para vdekjes, vajzës i është ndërprerë çdo kontakt me familjen dhe kjo ka bërë të gjithë të shqetësohen”.